Gjilan- Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht me thikë një tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti është iniciuar si “Sulm”.
“Rr. Esat Berisha, Gjilan / 23.07.2025-22:45.Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë viktimën, mirëpo pas ndërhyrjes së zyrtarit policor, i njëjti nuk ka arritur ta godas viktimën.
Të lënduar nuk ka, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.