Arrestohet një 23-vjeçar, dyshohet për tentim-vrasje në Prishtinë

Kronikë

Arrestohet një 23-vjeçar, dyshohet për tentim-vrasje në Prishtinë

Më: 25 korrik 2025 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në mbrëmje është arrestuar i dyshuari i kërkuar për rastin “Vrasja në Tentativë”, të ndodhur më datë 12.05.2025, rreth orës 23:45, në rrugën “Bardhyl Qaushi “ në Prishtinë.

Policia njofton se i arrestuar është V.K, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

”Përderisa ndaj të  dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprave penale ‘Vrasja në tentativë’ si dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’ me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim. 

Rasti vazhdon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat