Një person ndal veturat në Istog, ankohen qytetarët

Kronikë

Një person ndal veturat në Istog, ankohen qytetarët

Më: 25 korrik 2025 Në ora: 22:44
Ilustrim

Një incident është shënuar sonte në orët e mbrëmjes në qytetin e Istogut, ku një person ka shkaktuar pengesa në qarkullim, duke ndaluar disa automjete dhe duke krijuar shqetësim tek qytetarët.

Për këtë rast, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, ka thënë se personi në fjalë ishte në gjendje të dehur.

Sipas Gashit, me të marrë informacionin policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i është përgjigjur rastit, ku qytetarin tha se e gjetën në një lokal.

“Policia e ka gjetur të njëjtin dhe për shkaqe sigurie e kanë marrë dhe e kanë dërguar tek familjarët e tij, pra në shtëpinë e vet”, ka thënë Gashi.

Gashi u shpreh kështu u veprua për shkaqe të sigurisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat