Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Vushtrri

Kronikë

Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Vushtrri

Më: 28 korrik 2025 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Është plagosur një 27-vjeçar në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, rast të cilin policia e ka cilësuar si “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Policia ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas autoriteteve mjekësore, është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 18:00, është pranuar informata se në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ka ndodhur një rast plagosje nga arma e zjarrit”.

“Sipas informacioneve të para hetimore, viktima-mashkull rreth 27-vjeçar-ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu bëri të ditur se është në kërkim të personit icili dyshohet se ka shtënë me armë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat