Arrestohet në Vushtrri një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Kronikë

Arrestohet në Vushtrri një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Më: 30 korrik 2025 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës.

Në njoftimin e policisë thuhet ai ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy vitesh për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Në orët e paraditës të datës 30.07. 2025,  Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës”.

“Arrestimi i të  kërkuarit është realizuar në vendbanimin e tij, pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive nga Gjykata dhe ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet tutje në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat