Arrestohet një person në Ferizaj

Kronikë

Arrestohet një person në Ferizaj

Më: 4 gusht 2025 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një burrë 57-vjeçar nga Ferizaj është arrestuar pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri gjatë një dasme në fshatin Greme. Policia ka sekuestruar katër armë zjarri, përfshirë dy pistoleta dhe dy pushkë gjuetie, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për mbajtje të paautorizuar të armëve dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

“Ngjarja ka ndodhur më 2 gusht rreth orës 13:00, kur Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, S.A. (57), janë gjetur 50 gëzhoja dhe janë sekuestruar një pistoletë dhe një pushkë.

Hetimet kanë vazhduar edhe ditën e nesërme, më 3 gusht, ku ka rezultuar se ishin përdorur edhe armë të tjera që nuk ishin paraqitur fillimisht. I dyshuari ka dorëzuar edhe dy armë të tjera: një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, të cilat po ashtu janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë thirrje për shmangien e përdorimit të armëve në festa, duke paralajmëruar për pasojat e rënda që mund të sjellin të shtënat me armë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat