Policia kërkon të dyshuarin për veprën “vrasje e rëndë në tentativë” nga Vushtrria

Kronikë

Policia kërkon të dyshuarin për veprën “vrasje e rëndë në tentativë” nga Vushtrria

Më: 4 gusht 2025 Në ora: 15:19
Driton Bekteshi

Policia e Kosovës kërkon të dyshuarin, Driton Bekteshi nga Stanovci i Poshtëm, i cili akuzohet për veprën “vrasje rëndë në tentativë”.

Sipas një postimi të Policisë së Kosovës në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij të lajmëroj policinë.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimi të prokurorit të  Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e personit të dyshuar me dhënat e poshtëshënuara, me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit  të shpallur  në kërkim. Personi  i shpallur në  kërkim dyshohet  për kryerjen e veprës penale – Vrasje e rëndë në tentativë”.

Ndërkaq, informatat për personin në kërkim, mund të dërgohen në stacionin më të afërt policor përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat