Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

Kronikë

Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Graçanicë dhe Istog. Lidhur me këto raste u arrestuan katër të dyshuar, tre prej të cilëve u dërguan në mbajtje e një u lirua në procedurë të rregullt.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në rastin e parë në Prishtinë një person u arrestua nën dyshimin se ka kanosur gruan me të cilën bashkëjeton, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Prishtinë.  04.08.2025-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton, e kishte kanosur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Edhe në rastin e dytë në Prishtinë, u arrestua një person pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten.

“Prishtinë. 04.08.2025-22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Në Graçanicë një person u arrestua pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ushtroi dhunë psikike e fizike ndaj bashkëshortes.

“Graqanicë 04.08.2025-14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti pas një fjalosje dhe nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është derguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Istog një person u arrestua nën dyshimin se sulmoi fizikisht dy vëllezërit e tij.

“Istog. 04.08.2025-08:00. Është arrestuar i dyshuarimashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat