Lëndohet biçiklisti në Mitrovicë, u përplas me veturën pasi nuk e respektoi semaforin

Kronikë

Lëndohet biçiklisti në Mitrovicë, u përplas me veturën pasi nuk e respektoi semaforin

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Sot në Mitrovicë, më saktë në rrugën “Mbretëresha Teutë”, përballë Stacionit të Autobusëve, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një biçiklisti.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur për shkak se biçiklisti nuk ka respektuar sinjalizimin e semaforëve, duke hyrë në kryqëzim në mënyrë të parregullt dhe është përplasur me veturën.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka pësuar lëndime të lehta. Ai është dërguar për trajtim mjekësor dhe pas marrjes së ndihmës së nevojshme, është liruar për në shtëpi.

“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18;30, në rrugën Mbretëresha Teutë, tek semaforët përballë Stacionit të autobusëve mes një veture dhe një biçklisiti. Deri te aksidenti ka ardhur pasi që biçiklisti nuk ka respektuar sinjalizimin e semaforëve dhe si pasojë është ndeshur me një veturë. Në këtë aksident lëndime të lehta ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili ka pranuar tretman mjekësor dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi”, njofton PK

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat