​4 të lënduar në aksidentin e trafikut në rrugën Lipjan‐Shtime

Kronikë

​4 të lënduar në aksidentin e trafikut në rrugën Lipjan‐Shtime

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 23:10
Ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti sonte në rrugën Lipjan‐Shtime.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti, ka konfirmuar për KosovaPress, se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Lipjan‐Shtime, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat