Arrestohet personi që pengoi ish të dashurën pavarësisht urdhrit të mbrojtjes

Kronikë

Arrestohet personi që pengoi ish të dashurën pavarësisht urdhrit të mbrojtjes

Më: 9 gusht 2025 Në ora: 10:10
Policia

Të premten është arrestuar një person në Ferizaj i cili dyshohet ta ketë penguar dhe kanosur ish të dashurën e tij.

Për më tepër, ajo kishte pasur urdhër mbrojtje nga personi në fjalë.

“Ferizaj 25.07.2025-16:35.

Lidhur me rastin, më 08.08.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që muaj më parë kishte kanosur dhe penguar në vazhdimësi ish të dashurën e tij, e cila kishte edhe urdhër mbrojtës nga gjykata. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat