Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet për armëmbajtje pa leje në Mitrovicë të Jugut

Kronikë

Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet për armëmbajtje pa leje në Mitrovicë të Jugut

Më: 9 gusht 2025 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë natës së kaluar në Mitrovicën e Jugut, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Rreth orës 03:00, patrulla e Njësisë së Trafikut Rajonal, gjatë një pikë-kontrolli në rrugën “Ulqini”, tentoi të ndalojë një veturë me targa vendore që drejtohej nga i dyshuari. Ky i fundit nuk iu bind urdhrit të policisë dhe vazhdoi lëvizjen, duke detyruar patrullën që me mbështetjen e njësive tjera të niste ndjekjen.

Në një moment, i dyshuari braktisi automjetin dhe tentoi të largohej në këmbë, duke u përpjekur të fshehë një armë pistoletë me shtatë fishekë duke e hedhur nga trupi. Policia reagoi me shpejtësi, duke e arrestuar dhe duke sekuestruar armën.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari (m/k/sh) është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat