Vrasja në Hajvali dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri në komunikacion, policia vazhdon hetimet
Një person është gjetur i vdekur në një makinë me targa londineze në Hajvali, në një ngjarje të rëndë që ka tronditur komunitetin lokal. Sipas dëshmive të banorëve dhe raportimeve nga terreni për televizionin Tëvë1, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti në trafik, ndërsa personi i dyshuar për vrasjen është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, konfirmoi se viktima kishte plagë nga arma e zjarrit dhe ka mbërritur në spital pa shenja jete. “Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit,” tha Syla për Tëvë1, duke shtuar se nuk ka pasur shpresa për jetën e tij.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, bëri me dije se rreth orës 22:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Hajvali dhe se viktima, një mashkull, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes para se të dërgohej në spital. “Hetimet vazhdojnë dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar,” tha Ahmeti për Tëvë1.
Sipas dëshmive të banorëve, i dyshuari për vrasjen ka lënë makinën në vendin e ngjarjes dhe është larguar në këmbë.
Policia vazhdon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe arrestimin e të dyshuarit. Banorët janë të shqetësuar dhe kërkojnë siguri më të madhe në zonë, ndërsa ngjarja mbetet nën vëzhgimin e institucioneve përgjegjëse.
Vrasja në Hajvali, policia jep detajet e fundit
Një incident me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 22:00 më Prishtinë, saktëisht në Hajvali.
Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.
Ndërsa ka shtuar se Policia ka nisë hetimet për zbardhjen e rastit.
“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.
Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkojë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, ka thënë Ahmeti.
Lajmin për media e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
Ai tha se i njëjti kishte plagë nga arma e zjarrit.
“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, tha Syla./
Ky është 41-vjeçari që u vra sonte në Hajvali
Media mëson ekskluzivisht se personi që u vra sonte në fshatin Hajvali të Prishtinës është 41-vjeçari Muhamet Matoshi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku sipas informacioneve të para, viktima është qëlluar me armë zjarri dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia e Kosovës ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit po vazhdojnë.
Në lidhje me motivin e vrasjes ende nuk ka informacione zyrtare.
Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë
Një incident ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në Hajvali.
Burimet e mediave kanë bërë të ditur se dyshohet se një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armëve zjarri.