Sulmohet fizikisht një polic në Fushë Kosovë

Kronikë

Sulmohet fizikisht një polic në Fushë Kosovë

Më: 14 gusht 2025 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se në rrugën “Rexhep Mala” në Fushë Kosovë, ka arrestuar një person i cili dyshohet se kishte sulmuar një zyrtar policor.

Në njoftim thuhet se polici dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Rasti ka ndodhur më 13 gusht. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat