Podujevë: Arrestohet një 24-vjeçar për gjuajtje me armë në aheng

Kronikë

Podujevë: Arrestohet një 24-vjeçar për gjuajtje me armë në aheng

Më: 15 gusht 2025 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar është arrestuar sot rreth orës 01:00 pas incidentit me armë zjarri në një restaurant në fshatin Sibovc të Podujevës, ku dyshohet se ka shtënë gjatë një ahengu familjar.

Policia ka bërë të ditur se  ka sekuestruar armën dhe pas veprimeve procedurale, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprat penale.

Ai dyshohet për veprat penale:

 Përdorim i armës dhe mjetit të rrezikshëm, dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat