​Shkaktoi zjarr duke hedhur cigaren e ndezur, arrestohet

Kronikë

​Shkaktoi zjarr duke hedhur cigaren e ndezur, arrestohet

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Tuneli i Parë në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr duke hedhur një cigare të ndezur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve për ta lokalizuar zjarrin.

Sipas policisë, i dyshuari është një mashkull kosovar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat