Rrëmbehet një vajzë e mitur me të meta mendore në Deçan, policia jep detaje

Kronikë

Rrëmbehet një vajzë e mitur me të meta mendore në Deçan, policia jep detaje

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Një vajzë e mitur me të meta mendore, është rrëmbyer mbrëmjen e të premtës në Shtapej të Deçanit.

Rastin në polici e kanë lajmëruar dy persona ”ankuesi dhe dëshmitari”, të cilët i janë vënë pas veturës dhe kanë arritur ta ndalin dhe të marrin viktimën të cilën e kanë dërguar në shtëpi.

Ndërsa i dyshuari është arratisur në drejtim të pa njohur, Policia ka gjetur  dhe sekuestruar veturën e braktisur rreth 3 km nga vendi i ngjarjes.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, e njëjta nuk ka pasur lëndime fizike sipas raportit të mjekut, por vetëm shqetësim.

‘‘RRËMBIM Rr. Arben Hajdaraj –Shaptej, Deçan 15.08.2025-23:30. Pas marrjes se një informate për rrëmbim, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar ankuesin dhe dëshmitarin, të cilët kanë njoftuar se një i dyshuar i pa njohur  ka rrëmbyer me veturë të miturën me të meta mendore, e cila ishte në rrugë pranë shtëpisë së saj. Ankuesi se bashku me dëshmitarin i janë vënë pas veturës dhe kanë arritur ta ndalin dhe të marrin viktimën të cilën e kanë dërguar në shtëpi. I dyshuari është arratisur në drejtim të pa njohur. Njësitet policore kanë gjetur  dhe sekuestruar veturën e braktisur rreth 3 km nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, e njëjta nuk ka pasur lëndime fizike sipas raportit të mjekut, por vetëm shqetësim. Rasti duke u hetuar.” thuhet në raportin 24-orësh të policisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat