Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, dy të dyshuarve në Mitrovicë u caktohet paraburgimi për narkotikë

Kronikë

Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, dy të dyshuarve në Mitrovicë u caktohet paraburgimi për narkotikë

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka njoftuar se Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, E.S. dhe Sh.S., ndërsa për të miturin U.S. është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Të tre të dyshuarit ngarkohen me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje”, sipas nenit 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ata janë arrestuar pas hetimeve të mëhershme në koordinim me Policinë e Kosovës dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore. Gjatë aksionit, janë sekuestruar një veturë, substancë narkotike e llojit marihuanë dhe kokainë, si dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Prokuroria ka bërë të ditur se procedura penale ndaj të dyshuarve do të vazhdojë sipas ligjit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat