Tragjike: 67-vjeçari humb jetën pasi e zuri traktori në oborrin e tij

Kronikë

Tragjike: 67-vjeçari humb jetën pasi e zuri traktori në oborrin e tij

Më: 18 gusht 2025 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje paradite në fshatin Rubovc të Lipjanit, ku ka humbur jetën tragjikisht Elez Zaskoku, 67 vjeç.

Rreth orës 10:50, Emergjenca e Lipjanit ka njoftuar se një person ishte sjellë pa shenja jete. Pas daljes në vendngjarje, është konfirmuar se viktima kishte pësuar aksident në oborrin e shtëpisë së tij.

Dëshmitari V.S. ka treguar se viktima kishte ndezur traktorin nga jashtë, duke i dhënë kontakt me “anlaser”. Meqenëse mjeti ishte në shpejtësi, ai kishte filluar të lëvizë vetë dhe e kishte zënë përfund Zaskokun, ndërsa rrota e pasme kishte përshkuar trupin e tij.

Image
Elez Zaskoku

Në vend kanë dalë njësitet e hetimeve dhe forenzikës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar si “Vdekje aksidentale”. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat