Vdes një person në Lipjan pas aksidentit me traktor

Kronikë

Vdes një person në Lipjan pas aksidentit me traktor

Më: 18 gusht 2025 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Lipjan- Një person ka vdekur pasi dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi dhe derisa traktori po lëvizte në mënyrë të pakontrolluar e ka goditur viktimën.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:45 në Lipjan dhe u iniciua si “Vdekje aksidentale”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Lipjan / 17.08.2025-10:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se i njëjti nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi, dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin vdekja e viktimës është konstatuar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat