Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në fshatin Llapushnik në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:50 ku në aksident janë përfshirë dy vetura në me targa vendore dhe një me targa të huaja, transmeton KosovaPress.
Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy viktimat dhe një ka pësuar lëndime.
Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa i lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
"Fsh. Llapushnik / Rr. Nacionale Prishtinë-Pejë 18.08.2025 – 20:50. Ka ndodhur aksident në trafik në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja, me drejtues meshkuj kosovarë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy viktimat dhë një ka pësuar lëndime. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa i lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.