Një person tentoi me molotov të djegë një market në Mitrovicë

Kronikë

Një person tentoi me molotov të djegë një market në Mitrovicë

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Një incident është raportuar të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në Mitrovicë të jugut, ku një person i panjohur ka tentuar të djegë një market.

Sipas raportit 24-orësh, ankuesi ka bërë të ditur se i dyshuari fillimisht ka thyer xhamin e objektit me një mjet të fortë, e më pas brenda ka hedhur një shishe molotov me qëllim të ndezjes së zjarrit.

Në momentin e incidentit nuk ka pasur persona në objekt.

Ndërsa një kalimtar i rastit ka arritur ta lokalizojë zjarrin në kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat