Aksident në Prishtinë mes veturës dhe motoçikletës, lëndohet një person

Kronikë

Aksident në Prishtinë mes veturës dhe motoçikletës, lëndohet një person

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Një motoçiklist ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, deklaroi për Klankosova.tv se ai është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat