Arrestohet një person në Suharekë, kapen edhe lëndë narkotike

Kronikë

Arrestohet një person në Suharekë, kapen edhe lëndë narkotike

Më: 20 gusht 2025 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar personin me inicialet A.Gj. (20) në Suharekë, nën dyshimet për blerje dhe shitje të narkotikëve.

Në konsultim me prokurorin është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 42 doza qese plastike me substancë narkotike tё llojit marihuanë me peshë 37.98 gramë, njё mulli, njё telefon mobil etj.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, raporton KosovaPress.

Lidhur me rastin me aktvendim nga prokurori personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat