Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Dollc të Klinës.
Një veturë dhe një autobus që po bartte udhëtarë në aksin Pejë-Prishtinë janë përplasur mes vete.
Raportohet të jetë lënduar rëndë drejtuesi i automjetit.
Teksa shkaqet e aksidentit ende nuk dihen.