Policia e Shtetit ka prangosur shtetasin A. E., 23-vjeç, banues në Kosovë.
Kjo, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij në pikën kufitare Muriçan është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.
Me këtë rast është sekuestruar sasia e narkotikëve të gjetur, automjeti me të cilin qarkullonte 23-vjeçari dhe telefoni i tij mobil, raporton KosovaPress.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.