Vetaksident në Jabllanicë të Gjakovës, vdes një person

Kronikë

Vetaksident në Jabllanicë të Gjakovës, vdes një person

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetëaksidenti që ka ndodhur në Jabllanicë të Gjakovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për RTKlive se dyshohet se ngasësi i një automjeti ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar.

‘‘Rreth orës 15:50 është raportuar aksident trafiku në fshatin Jabllanicë – Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë ngasësi (mashkull i moshës madhore) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor’’, ka thënë Elezaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat