Rrahen mes vete pas aksidentit të trafikut, arrestohen dy persona në Obiliq

Kronikë

Rrahen mes vete pas aksidentit të trafikut, arrestohen dy persona në Obiliq

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Obiliq nga Policia e Kosovës.

Të dyshuarit pas aksidentit të trafikut janë përfshirë në konflikt fizik, transmeton KosovaPress.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një nga të dyshuarit është shtetas i Gjermanisë dhe një i Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

"Fsh. Milloshevë, Obiliq / 21.08.2025 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Gjermanisë, pasi që kishin sulmuar njërin-tjetrin pas një aksidenti me vetura që kishin pasur mes vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat