Digjet një veturë në Zveçan, dyshohet se erdhi nga instalimi elektrik

Kronikë

Digjet një veturë në Zveçan, dyshohet se erdhi nga instalimi elektrik

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Zveçan.

Policia e Kosovës njoftoi se rasti është raportuar rreth orës 01:00, ndërsa në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekspertët e zjarrit.

Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti në instalimin elektrik.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht shkaqet e incidentit.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar për informimin e drejtë dhe të shpejtë të qytetarëve dhe mediave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat