Theren me thikë dy persona në Prishtinë

Kronikë

Theren me thikë dy persona në Prishtinë

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me mjet të mprehtë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Prishtinë.

“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat