Prindi në Drenas raporton se muaj më parë i është dhunuar vajza

Kronikë

Prindi në Drenas raporton se muaj më parë i është dhunuar vajza

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Drenas- Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një person ka raportuar se vajza e tij është dhunuar nga një i dyshuar.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në periudhën shkurt-qershor 2025 dhe u iniciua si “Dhunim”.

“Drenas Shkurt /Qershor 2025. 16:00-20:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat