Arrestohet i mituri në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës

Kronikë

Arrestohet i mituri në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Një i mitur është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 18 gushy.

“Prishtinë 18.08.2025-19:07. Lidhur me rastin e lajmëruar më datën e lartcekur, më datë 23.08.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i mitur kosovar.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat