Vdes një 31-vjeçar në zonën e Gollakut, dyshohet se e mbyti lisi

Kronikë

Vdes një 31-vjeçar në zonën e Gollakut, dyshohet se e mbyti lisi

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 19:39
Ilustrim

Një 31 vjeçar ka vdekur pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve që mori nga rënia e një trungu druri, në rajonin e Gollakut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka pohuar se e kanë pranuar informatën për një person të lënduar rreth orës 17:00, të dielën.

I njëjti pohoi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri). Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti i ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

Njësitet policore në koordinim me prokurorinë  po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat