Këta janë dy kushërinjtë që u kapën me kallashnikov e pushkë gjuetie në Malishevë

Kronikë

Këta janë dy kushërinjtë që u kapën me kallashnikov e pushkë gjuetie në Malishevë

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallëherë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit.

Kështu, një video e siguruar nga denoncuesi ka zbuluar mbajtjen e armëve pa leje në Malishevë.

Media mëson se M. H., rreth 22-vjeçar, ka dorëzuar në polici një incizim, ku shiheshin persona të armatosur duke hyrë në oborrin e shtëpisë së tij malore në fshatin Shkozë.

Pas hetimeve, policia identifikoi dhe arrestoi dy kushërinjtë Gezim Bytyqi, rreth 33-vjeçar dhe Fitim Bytyqi, rreth 26-vjeçar, të cilët pranuan se më 24 gusht kishin mbajtur armë: një kallashnikov AK-47 dhe një pushkë gjuetie. Armët janë sekuestruar si prova.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar procedurë penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Dy të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat