Leposaviq: Shtetasi serb provokon policinë me mbishkrime në bluzë

Kronikë

Leposaviq: Shtetasi serb provokon policinë me mbishkrime në bluzë

Më: 27 gusht 2025 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Njësiti policor në Leposaviq ka raportuar një incident të ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 18:30, derisa ishin duke u furnizuar me derivate.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një shtetas serb ishte afruar pranë veturës së policisë me një bluzë me mbishkrime provokuese dhe ofenduese.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.

Ndërsa pas konsultimit me prokurorin, është iniciuar lënda e rastit, ndërsa i njëjti është liruar në procedure të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat