Vjedhje e rëndë në Gjakovë, hajnat marrin para të gatshme, stoli dhe armë

Kronikë

Vjedhje e rëndë në Gjakovë, hajnat marrin para të gatshme, stoli dhe armë

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij janë vjedhur para të gatshme, stoli, armë zjarri me një karikator me 9 fishekë të cilën e kishte me lejë.

Për rastin është njoftuar prokurori.

"Gjakovë 27.08.2025-23:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur në shtëpinë e tij kanë vjedhur para të gatshme, stoli/ bizhuteri, një armë zjarri me një karikator me 9 fishekë të cilën e kishte me leje. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat