Një person lëndohet nga aksidenti në fshatin Gllaviqicë të Pejës

Kronikë

Një person lëndohet nga aksidenti në fshatin Gllaviqicë të Pejës

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 20:36
Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime të lehta pasi një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Gllaviqicë të Pejës, të premten në mbrëmje.

Sëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:50.

Deklarata:

“Në këtë aksident ishte i përfshirë vetëm një veturë e cila është rrokullisur dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Rugova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat