Theret me thikë një person në Ternovë të Skenderajt, dërgohet në spitalin e Pejës

Kronikë

Theret me thikë një person në Ternovë të Skenderajt, dërgohet në spitalin e Pejës

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Një burrë është therur me thikë nga një tjetër në Ternovë të Skenderajt, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“VRASJE NË TENTATIVË – Ternovë, Skenderaj / 29.08.2025 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me një mjetë të mprehtë (thikë) viktimën m/k. Viktima është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat