Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prishtinë

Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prishtinë

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën penle “Fajdeja”.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se i pandehuri dyshohet se detyroi viktimat të paguajnë shuma të ndryshme të parave si interes për fajde.

“Prishtinë / 2025. Me datë 30.08.2025 është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke i detyruar persona-viktima të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes për fajde.

Njësitet policore kanë bastisur edhe shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale lidhur me veprën e cekur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat