Arrestohet i dyshuari për plagosjen e një personi në Prizren

Kronikë

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e një personi në Prizren

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një i dyshuar është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka plagosur një person në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:30 në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren dhe u iniciua si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile-jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes  kanë konfiskuar një pistoletë të tipit Zoraki, 8-fishekë dhe një gëzhojë si dëshmi materiale”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas ka pranuar tretman mjekësor dhe është intervistuar, është dërguar në mbajtje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat