Shpërndante afishe me përmbajtje nxitëse, ndalohet një shtetas serb në Leposaviq

Kronikë

Shpërndante afishe me përmbajtje nxitëse, ndalohet një shtetas serb në Leposaviq

Më: 1 shtator 2025 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në Leposaviq ka hasur një person, shtetas serb, i cili ishte duke shpërndarë afishe në gjuhën serbe.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, përmbajtja e këtyre afisheve lidhet me veprën penale “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar,.

Ndërsa, rasti po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat