Një çiklistë është lënduar pasi është aksidentuar me një veturë, në fshatin Novosellë të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka theksuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:05.
“Si pasojë e aksidentit çiklisti ka pësuar lëndime trupore”.
“I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.