Punëtorët e pastrimit në Deçan hasin në dy granata dore

Kronikë

Punëtorët e pastrimit në Deçan hasin në dy granata dore

Më: 2 shtator 2025 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës (PK) njofton se punëtorët e pastrimit në Deçan kanë njoftuar se kanë hasur në dy granata dore gjatë grumbullimit të mbeturinave.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:30 dhe u iniciua si “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

“Deçan 01.09.2025-09:30.Raportohet se punëtorët e pastrimit të qytetit, gjatë grumbullimit të mbeturinave kanë hasur në dy mjetet të dyshuara shpërthyese (granata dore).

Njësia për deminim i PK-së ka bërë tërheqjen e granatave. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat