Të shtëna me armë në një aheng në Prizren, arrestohen të dyshuarit

Kronikë

Të shtëna me armë në një aheng në Prizren, arrestohen të dyshuarit

Më: 2 shtator 2025 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, nga të dyshuarit janë konfiskuar katër pistoleta, pesë karikatorë, katër fishekë dhe tetë gëzhoja.

Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

"Prizren 30.08.2025-NN. Më 01.09.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit gjatë ahengut familjar dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri. Nga të dyshuarit janë konfiskuar katër pistoleta, pesë karikatorë , katër fishekë dhe tetë gëzhoja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat