Theret një person në Podujevë

Kronikë

Theret një person në Podujevë

Më: 2 shtator 2025 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Në pasditen e sotme në Podujevë është therur një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës  15:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar”.

Policia ka njoftuar se tashmë ka nisur hetimin e rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat