Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit të së enjtes në qytetin e Klinës.
Sipas pamjeve, shihet se dy vetura janë përplasur, ndërsa njëra prej tyre ka pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e pasme.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Media ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje.