Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Një nga këto operacione u realizua sot në Prishtinë nga zyrtarët policorë të stacionit Jugu, raporton KosovaPress.
Me këtë rast u arrestua D.D., 31-vjeç, i cili konform urdhëresave të gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit 10 muaj dhe gjobë prej 3.500 eurosh.
Ai dyshohet për veprën mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.