Dy në pranga pasi rrahën 18-vjeçarin me shufra hekuri

Kronikë

Dy në pranga pasi rrahën 18-vjeçarin me shufra hekuri

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Një 18-vjeçar ka pësuar lëndime pasi është rrahur me shufra hekuri në fshatin Kqiq i Madh të Mitrovicës.

Sipas Policisë, tre persona – J.A. (22), A.A. (20) dhe A.A. (18) – kanë shkuar te shtëpia e të riut për të sqaruar një konflikt të mëhershëm, por përplasja ka degjeneruar në dhunë fizike. Viktima është goditur brutalisht me shufra hekuri, duke marrë fraktura në kokë.

I riu fillimisht është trajtuar në spitalin e Mitrovicës, ndërsa më pas është transferuar në QKUK – Prishtinë, në repartin e Neurologjisë.

Me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat