Armë, fishekë e leje të dyshimta, Policia bastis poligonin në Fushë Kosovë

Kronikë

Armë, fishekë e leje të dyshimta, Policia bastis poligonin në Fushë Kosovë

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bastisur një poligon armësh në Fushë Kosovë, pas dyshimeve se ky biznes po keqpërdorte lejen për shitje duke i shitur armët në mënyrë ilegale.

Rasti është iniciuar si “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, inspektimi është kryer në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në objektet e kompanisë dhe në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: 14 leje armësh në emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie pa leje, 33 fishekë pushke gjuetie, një karikator i automatikut AK-47 dhe dy fishekë të armës me gas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat