Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një burrë mbeti i vdekur pas të shtënave me armë zjarri.
Vrasja dyshohet të ketë ndodhur brenda një veture.
Viktima është qëlluar me disa plumba brenda një veture të tipit Opel, ku gjendej së bashku me të dyshuarin në momentin e ngjarjes.
Detajet mbi rrethanat e saktësuara të vrasjes janë ende nën hetim, ndërsa motivet mbeten të paqarta.
Raportohet se viktima kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, pak para se të ndodhte tragjedia.
Ky është i dyshuari për vrasjen në Llapashticë të Podujevës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë e Epërme e Podujevës, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
I dyshuari për rastin është Arber Havolli, rreth 32-vjeçar.
Mësohet se vrasja ka ndodhur brenda një veture, pas një bisede mes të dyshuarit dhe viktimës.
Ende nuk dihen motivet, por dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që u shndërrua në konflikt fatal aty për aty.
E trishtë: Ky është personi që mbeti i vrarë në Llapashticë të Podujevës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.
Viktima është Bashkim Spahiu, rreth 43-vjeçar. Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Nga informacionet e deritanishme mësohet se vrasja ka ndodhur brenda një veture, pas një bisede mes të dyshuarit dhe viktimës.
Ende nuk dihen motivet, por dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që u shndërrua në konflikt fatal aty për aty.
Policia jep detaje rreth vrasjes në Llapashticë të Podujevës
Një person është gjetur pa shenja jete sonte rreth orës 19:30 në Llapashticë të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për kp, se rreth orës 19:30 kanë marrë informatën për të shtëna me armë në Llapashticë.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasur në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave në lidhje me rastin.
Të shtëna në Llapashticë të Podujevës, dyshohet se është vrarë një person
Një person dyshohet se ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Llapashticë të Podujevës.
Njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ata po merren me rastin.
Ndërkohë, ende nuk ka një raport zyrtar lidhur me ngjarjen.